Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

E enjtja e mrekullisë, Vllaznia, Laçi e Partizani mbajnë lart flamurin shqiptar në Europë

E enjtja e mrekullisë, e enjtja e futbollit shqiptar që ngre lart flamurin e kampionatit në Europë. Në 3 ndeshje, 3 Përmbysje të denja për të mbetur në histori nga Vllaznia e Laçi, e po ashtu edhe nga Partizani që pavarësisht një ndeshjeje thriller në Moldavi, fiton sërish për t’u demonstruar kundërshtarëve se ishin ata skuadra më e mirë. Konferencë League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që kurorëzohet me dhënien e trofeut në Tiranë majin e ardhshëm, ka nisur me këmbën e mbarë për skuadrat shqiptare, 3 nga 3 skuadrat pjesëmarrëse që kalojnë turin e parë.

Për Vllazninë ishte një natë “luanësh” në “Loro Boriçi”. Emocione të papërshkrueshme për tifozët shkodranë dhe gjithë shqiptarët. Vinin pas një disfate 3-1 të gatuar edhe nga mllefi i arbitrit rus në Bosnjë përballë Siroki Brijeg, por me zemrën në fushë e shpirtin në tribuna, realizuan një përmbysje të paparë, një rezultat 3-0 që evidenton bukurinë e kësaj Vllaznie, emocionin që di të japë dhe vazhdimësinë e një projekti që me këtë skuadër nderon Shkodrën. Protagonist Djurdjeviç, sulmuesi i afruar këtë verë që ngroh zemrat e tifozëve me një dygolësh, për është e kotë të veçosh emra. Është përmbysja më e madhe e gjithë këtij ruandi në Europë dhe ata janë heronj të vërtetë nga i pari te i fundit. Kjo është Vllaznia që të gjithë duam.

Jo më pak i denjë Laçi. Një përmbysje e madhe edhe për kurbinasit e Shpëtim Duros. Ishin mundur 1-0 në Malin e Zi nga Fk Podgorica, por në “Elbasan Arena” ishte tjetër muzikë, ajo e një skuadre që nuk dorëzohet kurrë, që lufton me shpirt në dhëmbë për ta çuar ndeshjen në shtesë dhe aty mrekullon gjithë tifozët me dy gola që nxjerrin jashtë Europës malazezët. 3-0 dhe mision i realizuar është pak, kjo është me të vërtetë një përmbysje e madhe në një tjetër ndeshje për zemra të forta.

Nuk ngelet më pas Partizani, pasi në Moldavi nuk ishte e thjeshtë përballë Sfintul Georghe pavarësisht suksesit në ndeshjen e parë. Të kuqve të Ilir Dajës iu desh ta nisin në ndjekje, të gjendur dy herë në disavantazh, por po kaq herë gjetën forcën për të reaguar dhe shënuan edhe të tretin për një tjetër sukses 3-2 që ju demonstron rivalëve se ishin ata skuadra më e fortë. Krenari, por edhe para, pasi Vllaznia, Laçi dhe Partizani me kalimin në turin e dytë përfitojnë edhe nga 350 mijë euro të tjera që po t’u shtosh 200 mijë eurot e raundit të parë e çojnë në 550 mijë euro fitimin nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës, shumë e konsiderueshme për skuadrat shqiptare që do të shërbejë për të garantuar suksesin edhe në sezonin e ardhshëm, por nuk ka mbaruar këtu.

Të tre skuadrat do të kërkojnë të avancojnë më tej pavarësisht kundërshtarëve të fortë, spikat Bazeli me të cilin do të përballen të kuqtë e kryeqytetit, Vllaznia do të ndeshet me AEL Limasol të Qipros, ndërsa Laçi përballet me rumunët e Universitatea Craiova. Pavarësisht emrave, asgjë nuk është e pamundur, është më e pakta që mund të thuhet, se na kanë bërë të mësojmë pas këtij raundi të parë!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...