Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E ftoi në stadium për ndeshjen e parë të vitit, tifozi amerikan falenderon me një tatuazh Xhakën

Raporti i tij me tifozët e Arsenal nuk është ndër më të mirat dhe për t’u marrë shembull. Fjala është për Granit Xhakën, i cili shpesh ka pasur “fërkime” me fansat e topçinjve ndërsa e ka pranuar se asnjëherë nuk do të mund të kenë një marrëdhënie të ngushtë.

Megjithatë, ka edhe përjashtime, teksa së fundmi, mesfushori me origjinë shqiptare i siguroi një vend në tribunë një tifozi amerikan për ndeshjen e parë të vitit 2022, atë ndaj Manchester City. Amerikani në fakt, kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen ndaj Wolverhampton, por për shkak të COVID ajo sfidë u shty dhe ai nuk nguroi ta shprehte mërzinë në rrjetet sociale.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në këtë pikë, Xhaka për ta bërë të lumtur i siguroi një dhuratë speciale. Tashmë, ishte radha e tifozit amerikan për t’ia shpërblyer futbollistit të Arsenal, teksa në rrjetet sociale ai postoi një foto në të cilën kishte bërë tatuazh numrin 34, që është edhe numri që Xhaka mban në fanellë. Një gjest i bukur për mesfushorin i cili me siguri është ndjerë shumë i vlerësuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...