Carabao Cup

E fundit, EFL merr vendim për gjysmëfinalen Arsenal-Liverpool

Liverpool përsëriti kërkesën për të shtyrë ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup kundër Arsenalit. “The Reds” kanë humbur shërbimet e trajnerit Jurgen Klopp dhe zëvendësit Pepijn Lijnders, të dy pozitivë me Covid-19.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Të infektuar ka edhe në mesin e lojtarëve dhe në kushte të tilla, drejtuesit e Liverpool insistuan që të shtyhej dueli i programuar për të enjtën në mbrëmje (6 janar, 20:45).

Kërkesa është marrë parasysh dhe drejtuesit e EFL (English Football League) kanë vendosur shtyrjen e takimit. Sfida e parë do të luhet më 13 janar në “Anfield”, ndërsa pas një jave (20 janar) do të zhvillohet përballja e kthimit në “Emirates Stadium”.

Klubi i Liverpool lajmëron tifozët se biletat e blera për këtë ndeshje do të mbeten të vlefshme për datën e re, më 13 janar, dhe bën të ditur se do të rimbursojë ata që nuk mund të marrin pjesë në datën e riplanifikuar.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency