Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

E fundit në Europë/ Ballkani në transfertën rumune, të besuarit e Dajës pa presion!

Në orën 18:45 të së enjtes, Ballkani luan në transfertën rumune ndaj Cluj, ndeshjen e fundit europiane për këtë sezon. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja pas dy humbjeve radhazi nuk kanë më shansin e kualifikimit, megjithatë skuadra nga Suhareka na ka mësuar me paraqitjet dinjitoze dhe një e tillë pritet edhe sot për t’i dhënë lamtumirën me kokën lart kompeticionit së Conference League.

Aktualisht, kampionët e Kosovës renditen të fundit në Grupin G, teksa nga ana tjetër, Cluj luan për gjithçka pasi nga ndeshja me Ballkanin varet shumë në lidhje me ecurinë e tyre në Europë. Rumunët mbajnë vendin e dytë me shtatë pikë, po aq sa edhe Slavia Prague, (Sivasspor në krye me 10 pikë) ndaj në sfidën me Ballkanin impenjimi është maksimal.

Gjithsesi, të besuarit e Dajës e kanë treguar se janë një kundërshtar i sikletshëm për këdo, madje ndaj Cluj në ndeshjen e parë të zhvilluar në Fadil Vokrri barazuan me rezultatin 1-1, teksa rumunët shënuan vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Kujtojmë se sfida mes Cluj dhe Ballkani transmetohet në SuperSport 2 duke nisur nga ora 18:45.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....