Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E gjithë Premier League krah Pogbasë kundër racizmit

Paul Pogba është futbollisti i fundit i cili ka përjetuar racizmin në kurriz të tij, pikërisht në rrjetet sociale, pas ndeshjes që United pati me Wolverhamptonin këtë të hënë, ku mesfushori humbi nje 11-metërsh.

Ende nuk ka kaluar shumë kohë nga penalltia e Abrahamit, sulmuesit të Chelsea-t, i cili nuk realizoi ndaj Liverpoolit dhe u ndodh pikërisht në të njëjtën situatë. Twitteri është rrjeti social ku shprehen me tëpër tifozët. Edhe pse vetë Twitteri ka mbyllur disa adresa që ofendonin në mënyrë të paimagjinueshme, ka ende profile që vijojnë të përdorin, veç fjalorit të papërshtatshëm, ofendime raciste. Figura të rëndësishme (jo vetëm të Manchester United) dhe të gjitha klubet e Premier League-s kanë reaguar të indinjuar që në vitin 2019 ka ende komente të këtij lloji.

Rashford, duke e cilësuar Pogbanë pjesë të familjes se United, u drejtohet të gjithë tifozëve të “Djajve të Kuq” i irrituar, duke iu shpjeguar që, nëse ofendojnë Pogbanë, ofendojnë të gjithë Manchester United.

Edhe Maguire ka vijuar në të njëjtën linjë, ndërsa klubi i Chelsea-t ka mbështetur gjithashtu këtë nismë të futbollit, të cilën e kanë quajtur ”Hapi drejt një bote më të mirë”. Në këtë mënyrë të gjithë i kanë bërë një kërkesë rrjetit social Twitter që të gjitha komentet negative të fshihen automatikisht dhe profilet e këtyre personave të mos ekzistojnë më. Mbi të gjitha, në bazë të të dhënave në profilet përkatëse të realizohen denoncime e nëse ka racizëm dënimi të jetë 3 deri në 8 muaj burg dhe sigurisht të ketë gjoba në vlerë monetare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...