Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“E harruat kë kishim përballë?”, Guardiola: Të mos qahemi për eliminimin

Pep Guardiola i është rikthyer sërish eliminimit nga Champions League në mesjavë. Kampionët në fuqi të Europës tentuan gjithçka përballë Realit të Madridit, por dështuan te penallitë.

“Los Blancos” siguruan një kualifikim emocionues në gjysmëfinale, për herë të 17-të si askush tjetër. Ndërkohë që Citizens janë fokusuar te FA Cup. Kompeticion ku sot do të sfidojnë Chelsean në gjysmëfinale.

Dueli përballë skuadrës së Mauricio Pochettinos, që do të luhet në “Wembley”, do të transmetohet live në SuperSport 2 (18:15).

Lexo edhe: 

Sot ndihemi më mirë se dje dhe nesër do të ndihemi edhe më mirë se sot. Nuk është momenti të qahemi për eliminimin nga Reali i Madridit.

Dhamë maksimumin, por nuk arritëm dot të fitonim. A e keni të qartë se çfarë skuadre kishim përballë?

Prisnit që ata të mos e mbanin fare topin dhe të mos krijonin asnjë rast për gol? Kujtonit se do të fitonim një tjetër tripletë?

Dhe sërish tripletë edhe sezonin e ardhshëm? Dhe ndoshta Premier League me 20 pikë diferencë me ndjekësit? Jo, nuk është kështu… “, u shpreh trajneri spanjoll.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...