Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“E harruat kush është Milani? Të paaftë ata që na cilësojnë favoritë”

Milan-Napoli është një nga duelet më të zjarrta në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Luciano Spallettit ndodhet në formë të shkëlqyer.

Fitimi i titullit kampion është çështje kohe, ndërkohë që tifozët kanë nisur të shohin ëndrra edhe në lidhje me trofeun e Champions League.

Por në krahun tjetër është Milan, një skuadër që transformohet në mbrëmjet europiane. Kuqezinjtë janë të frikshëm edhe kur nuk janë formë.

LEXO EDHE:

Pikërisht kësaj i druhet më shumë trajneri Spalletti, i cili do të kishte preferuar një tjetër kundërshtar.

Do të doja të mos përballeshim me një skuadër italiane. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe me një histori fituese. Vetëm ata që janë të paaftë e cilësojnë shortin të favorshëm.

Vetëm Reali i Madridit ka fituar më shumë Champions sesa Milani. Drejtori i tyre i përgjithshëm, Paolo Maldini, ka fituar i vetëm 5 Champions. Historia e Milanit flet vetë.

Përvoja në arenën ndërkombëtare është thelbësore. Milani është favorit në këtë aspekt. Mos të harrojmë që ata eliminuan një skuadër të fortë si Tottenhami”, deklaroi trajneri i Napolit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...