Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E hëna e futbollit në Supersport, Mourinho sfidon Ancelottin, spikat edhe Sevilla-Eibar!

Java e 33-të e Premier League mbyllet me sfidën Tottenham-Everton një duel që premton emocione dhe spektakël ku përballë do të jenë dy nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit modern Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti. Larg zonës Champions për momentin objektivi për Tottenham dhe Everton që ndahen nga një pikë në renditje është vendi i 7-të pozicioni i fundit që mund t’i kualifikojë në Europa League sezonin e ardhshëm. Mourinho ka shumë respekt për Ancelottin aq sa përpara kësaj sfide ka theksuar se do të thyejë rregullat e distancimit social dhe do t’i japë një përqafim trajnerit italian të Everton. Këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport në orën 21:00.

Nga La Liga ndërkohë do të transmetohen dy ndeshje  Levante-Real Sociedad dhe Sevilla-Eibar me sfidën e dytë që do të startojë në orën 22:00. Andaluzianët e Julen Lopeteguit me një fitore mund të blindojnë për momentin zonën Champions duke patur parasysh ndalesat e Villareal dhe Getafes. Ndërkohë nëpërmjet kanalit Eurosport 2 në Digitalb në orën 20:30 do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën që ul siparin e Bundesligas për këtë sezon, takimin e kthimit të play out-it mes Heidenheim dhe Werder Bremen, me skuadrën e Milot Rashicës që ka nevojë për një barazim me gola për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...