Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E hëna e futbollit në Supersport, Ranieri debuton te Roma, por Veseli synon t’i prishë festën!

Futbolli në Supersport nuk ndalet as të hënën. Dy takime shumë interesante luhen edhe sot që ia vlen të ndiqen. Në Serie A, java e 27-të mbyllet me përballjen Roma-Empoli. Verdhekuqtë pas eliminimit në Champions League nga Porto tashmë kanë një objektiv të vetëm të sigurojnë një vend në 4-shen e parë të Serie A. Milani dhe Interi fituan këtë javë kështu që Roma duhet të kundërpërgjigjet sot edhe pse përballë një Empoli që ka nevojë për pikët e mbijetesës misioni nuk do të jetë i thjeshtë. Në Olimpico e hëna është edhe dita e debutimit të Claudio Ranierit i cili do të nisë eksperiencën e tij të dytë te Roma. Me Veselin në fushë, Empoli ka një mundësi të shkëlqyer për të marrë pikë sot, sepse Roma ka shumë mungesa.

Dzeko, Kolarov dhe Fazio janë të skualifikuar, ndërkohë që De Rossi, Under, Pastore, Pellegrini e Manolas janë të dëmtuar. Me 7 apo 8 titullarë jashtë fitorja do të jetë një mision shumë i vështirë për verdhekuqtë dhe për trajnerin e tyre Claudio Ranieri. E hëna është gjithashtu dita që do të mbyllë javën e 25-të të Bundesligës. Në kanalin Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni takimin Fortuna Dusseldorf- Eintracht Frankfurt. Miqtë do të kërkojnë tre pikët në këtë sfidë për ta ngushtuar në vetëm 3 pikë disavantazhin ndaj vendit të 4-t. Gjithsesi Dusseldorfi po kalon një moment shumë pozitiv dhe do të thotë fjalën e tij në këtë ndeshje. Frankfurti nga ana tjetër e synon suksesin edhe për të vajtur me moralin e lartë në sfidën e kthimit të 1/8 të Europa League ndaj Interit në San Siro të enjten.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...