Futboll

E hëna futbollistike në Supersport, në fushë Milani dhe Arsenali!

Futbolli nuk mungon në asnjë ditë të javës në ekranin e Supersport. Edhe këtë të hënë do të keni mundësi të ndiqni dy takime shumë interesante dhe të bukura për t’u parë. Java e 18-të e Serie A e parafundit e fazës së parë mbyllet me sfidën Cagliari-Milan, një ndeshje të cilën skuadra e Piolit do të kërkojë ta fitojë për të ruajtur avantazhin prej 3 pikësh ndaj Interit në renditje, pasi aktualisht me fitoren e zikaltërve ndaj Juves, të dyja skuadrat milaneze janë në kuotë të barabartë pikësh. Por përpara transfertës ishullore, problemet janë shtuar për trajnerin Pioli të cilit sikur të mos i mjaftonin mungesat e shumta për shkaqe dëmtimesh ka humbur edhe dy futbollistë të tjerë titullarë të cilët janë prekur nga COVID-19, pikërisht turkun Calhanoglu dhe anësorin e majtë Theo Hernandez.

Rikthimi i Ibrahimovic i cili luajti një pjesë loje në Kupën e Italisë ndaj Torinos është një plus i madh për kuqezinjtë pasi në repartin e avancuar nuk do të jenë të gatshëm as Rebic që është ende aktiv me COVID-19 dhe portugezi Leao i skualifikuar. Ndryshe nga Milani Cagliari i Di Francescos nuk është pozita aspak komode dhe është në një moment jo, pasi ka më shumë se 2 muaj që nuk fiton në kampionat dhe vjen nga 5 humbje përfshirë edhe ndeshjen e Kupës ndaj Atalantës.

Rog i dëmtuar dhe Nandez i skualifikuar janë mungesat e mëdha të skuadrës sarde që do të kërkojë të mbështetet te klasi i Nainggolan apo edhe shpejtësia e Joao Pedros për të vendosur në vështirësi mbrojtjen e Milanit mbrëmjen e sotme. Këtë të hënë luhet edhe ndeshja e fundit për raundin e 19-të të Premier League ajo mes Arsenal dhe Newcastle. Topçinjtë do të kërkojnë të bëjnë autokritikë pas barazimit ndaj Crystal Palace pikërisht në sfidën ndaj qymyrxhinjëve të cilët aktualisht po kalojnë një krizë rezultatesh. Dueli i Emirates Stadium do të transmetohet live në Supersport duke filluar nga ora 21:00.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency