Alejandro Garnacho, 18-vjeçari nga Madridi, të cilin Argjentina ia “rrëmbeu” nga Spanja, konsiderohet zbulimi i madh i Manchester United këtë sezon.
Futbollisti premtues spanjollo-argjentinas, i cili ka veshur fanellën e “La Rojas” në përfaqësueset e moshave, në fund zgjodhi të përfaqësonte Argjentinën.
Garnacho, i cili dëmtoi kyçin e djathtë kundër Southamptonit, nuk do të jetë në gjendje të debutojë për Argjentinën në miqësoret e ardhshme.
“Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë se si ndihem në këtë moment. Jam i zhgënjyer që humba mundësinë për të qenë me shokët e mi në kombëtaren e Argjentinës, në atë që do të kishte qenë një moment i madh krenarie për mua dhe familjen time”, shpjegoi adoleshenti i rritur në Madrid, i cili nënshkroi për Manchester United nga Atlético e Madridit në vitin 2020.
Bernardo Romeo, koordinator i ekipeve të të rinjve të Argjentinës, zbuloi se Alejandro Garnacho “ishte thirrur nga koordinatori i ekipeve të Spanjës”.
“Alejandro Garnacho ishte shumë i qartë, më tha se iu përgjigj për respekt, por ai ka vendosur të luajë për Argjentinën”, – shpjegoi Romeo.
Lexo edhe:
- Porterin serb në shënjestër, huliganët turq e godasin me sende të forta, një raund më parë e sulmuan në fushë
- “Grushti i Hekurt”/ Hysa paralajmëron afrikanin: Do të jap një lidhëse të mbyllësh gojën
- “Kane nuk largohet”, Conte: Futbolli do bëhet si NBA, Guardiola kishte të drejtë!
- Haaland, “terminatori” i futbollit, cilësitë e tij fizike, të pakrahasueshme
Alejandro Garnacho (ka lindur në Spanjë dhe e ka nënën argjentinase) është shumë i bindur për të luajtur për Kombëtaren e Argjentinës. Ai ka të gjitha fotot me Messin në shtëpinë e tij”.
