Toni Kroos ka vendosur të luajë edhe një vit me Real Madrid, por zyrtarizimi i rinovimit nuk po vjen ende. Mesfushori gjerman nuk e kursen batutën në lidhje me situatën e tij, teksa lajmëron edhe largimin e një kolegu.
“Duhet të pyes sërish drejtuesit se kur duan të zyrtarizojnë rinovimin tim. Duhet të nxitojnë, sepse do të më duhet të shkoj me pushime”, theksoi 33-vjeçari.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- EKSKLUZIVE/ As Bundesliga dhe as Serie A, ja ku do të jetë e ardhmja e Igli Tares
- Kontratë dyvjeçare, Chelsea konfirmon trajnerin e ri
- Partizani feston titullin e 17-të në histori, Vllaznia shkon në Europë. Bie Bylisi, shpresë për Erzenin!
Më pas një koment për Marco Asension, një nga lojtarët që ndodhen në vitin e fundit të kontratës me “Los Blancos”. 27-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re larg Bernabeut.
“Kam përshtypjen se Asensio dhe Real Madrid nuk do të vazhdojnë përpara së bashku”, u shpreh Toni Kroos, duke “zyrtarizuar” largimin e anësorit të djathtë ofensiv.
Asensio është pjesë e klubit historik spanjoll prej verës së vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe kaloi një sezon i huazuar tek Espanyoli. Me Realin ka fituar plot 16 trofe.
