Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E ka stërvitur te Reali, Ancelotti kërkon Khedirën edhe te Evertoni

Pasi mori këtë verë te Evertoni fantazistin kolumbian James Rodriguez, Carlo Ancelotti “i ka vënë syrin” një tjetër futbollisti që ka stërvitur në kohën kur drejtonte spanjollët e Realit të Madridit.

Bëhet fjalë për mesfushorin turko-gjerman Sami Khedira, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe nuk ka rinovuar me bardhezinjtë, por njëkohësisht është lënë jashtë federimeve për kampionatin.

Drejtuesit e Everton kanë kryer kontaktet e para me menaxherët e mesfushorit dhe kanë arritur një akord paraprak për realizimin e transferimit në verë, por do të provojnë ta marrin që në janar, nëse Juventus do të pranojë një shifër simbolike në këmbim.

Vetë Ancelotti foli me superlativa për Khedirën, në në intervistë për mediat angleze dhe theksoi se një emër si turko-gjermani do t’i shtonte cilësinë dhe eksperiencën skuadrës së Evertonit.

“Unë kam stërvitur shumë lojtarë dhe jo të gjithë mund të vijnë te Everton, megjithatë Khedira është një futbollist serioz, që ka luajtur në nivele të larta dhe mund të na shtonte cilësinë e eksperiencën. Gjithsesi nuk dua të flas më shumë, pasi me merkaton merren drejtuesit”, tha Ancelotti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...