Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“E kam ndjekur në stërvitje”, Alcaraz dhe Djokovic i frikësohen rikthimit të Nadal

Pas një viti jashtë fushave të tenisit, Rafael Nadal është gati për rikthimin e madh. Tenisti spanjoll lajmëroi se do të jetë pjesë e Grand Slamit të parë të vitit, atij të Australian Open në janarin e vitit 2024 (14-28 janar).

Në atë që mund të rezultojë edhe si sezoni i tij i fundit, 37-vjeçari synon që të shtojë në koleksionin e tij të paktën edhe një tjetër titull Grand Slam. Edhe rivalët e Nadal presin që ai të shfaqet konkurrues në maksimum teksa si Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic, theksojnë se tenisiti nga Mallorca nuk është nga ata që zbret në fushë sa për të marrë pjesë.

Lexo edhe:

“Të them të vërtetën, unë pres gjithnjë që ai të luaj në maksimum. Shumë herë e kanë nënvlerësuar, madje këtë e kanë bërë edhe me mua duke na konsideruar si në perëndim të karrierës, por kemi provuar të kundërtën. Ai kërkon të fitojë tituj, kërkon të jetë më i miri dhe prandaj është një nga legjendat e këtij sporti. Jam i sigurt se stërvitja dhe përgatitja e tij bëhet me qëllimin e vetëm për të fituar tituj Grand Slam”, u shpreh Djokovic.

Në të njëjtën linjë është edhe Alcaraz, i cili zbuloi se ka parë edhe video nga stërvitjet e fundit të Nadal.

“Mendoj se Nadal është gati, kam parë disa video nga stërvitja e tij dhe është në 100%. Kam folur edhe me disa lojtarë që janë stërvitur me Rafën në këto kohët e fundit dhe më kanë siguruar se ai është rikthyer në më të mirën e tij. Mendoj se është gati për një sezon të madh”, tha Alcaraz.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...