Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“E kanë fituar tre herë Championsin, ne akoma”, Guardiola: Inter më ka impresionuar!

Më datë 10 qershor në Stamboll, Manchester City do të kërkoj të kurorëzojë sezonin perfekt me trofeun e Champions League, një trofe që mungon në koleksionin e “The Citizens”. Përballë do të jenë italianët e Inter që do të tentojnë mrekullinë duke qenë se nuk konsiderohen si favoritë përballë “armatës” së Pep Guardiolës.

Megjithatë, tekniku spanjoll nuk mund t’i nënvlerësoj kundërshtarët dhe së fundmi thekson se ka ndjekur ndeshjet e Interit për të kuptuar më shumë mbi lojën e zikaltërve dhe se është impresionuar nga skuadra e Simone Inzaghit.

Lexo edhe:

“Kam nisur të ndjek disa minuta nga Interi i këtij sezoni dhe më duhet t’ju them se jam i impresionuar. Sigurisht që kanë shanset e tyre në finale dhe madje mund të na mundin. Ju kujtoj se Championsin ata e kanë fituar tre herë ndërsa në akoma nuk e kemi fituar të parin. Megjithatë, nga ana jonë do të bëjmë maksimumin, duam të luajmë futbollin më të mirë pasi nuk ndodh çdo ditë që të jesh në një finale të Champions League”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...