Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E kërkoi edhe kur luante me City-n, Real Madrid pas sulmuesit brazilian

Real Madrid është duke menduar të përforcojë radhët në repartin e avancuar. Sezonin e ardhshëm, duke njohur edhe moshën e Karim Benzema, por nisur edhe nga largimet e pritshme të Eden Hazard apo Marco Asensio, spanjollët janë të detyruar të identifikojnë lojtarin që mund të përshtatej në Santiago Bernabeu.

I preferuari i drejtuesve të Los Blancos është Gabriel Jesus që në këtë sezon po shkëlqen me Arsenal. Reali e ka kërkuar sulmuesin edhe në kohën kur braziliani ishte pjesë e Manchester City, por tashmë do t’iu duhet të bindin londinezët.

Rendimenti i Jesus deri më tani me fanellën e Arsenal është mbresëlënës teksa 25-vjeçari ka shënuar pesë gola si dhe ka asistuar shtatë herë në 16 paraqitje të tij me The Gunners. Vlera aktuale e Jesus në transfermarkt është 65 milionë euro, por vështirë se Arsenal të lërë të largohet për një shumë të tillë aq më tepër kur ka një kontratë të vlefshme me sulmuesin deri në vitin 2027.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...