Merkato

E kërkoi me ngulm Milani, 22-vjeçari pozon me fanellën e Newcastle

Newcastle United dhe Lille kanë arritur marrëveshjen për transferimin e “St. James’ Park” të Sven Botman. Mbrojtësi holandez, pasi kaloi një ditë më parë vizitat mjekësore, ka pranuar edhe kushtet e një kontrate që do ta mbajë të lidhur me klubin anglez për pesë vitet e ardhshme.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet brenda javës, megjithatë Newcastle ka nxituar për ta njoftuar që sot arritjen e një marrëveshjeje në parim me Lillen.

22-vjeçari pëlqehej shumë edhe nga Milani, por diferencën e bënë paratë e pronarëve arabë të Newcastle. Oferta më e mirë financiare si për klubin francez dhe futbollistin e detyruan “Djallin” të dorëzohej para Newcastle.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency