Kosova

E kërkoi Panucci, Zhegrova zgjedh Kosovën

Talenti kosovar, Edon Zhegrova ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga mediet kosovare dhe është konfirmuar edhe nga vetë futbollisti, që luan për Genk në Belgjikë dhe u shpreh i lumtur që do të luajë për Kosovën.

Vendimi i Zhegrovës për të luajtur me Kosovën, erdhi pas një takimi të futbollistit me presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrrin. Tashmë gjithçka është në dorën e trajnerit të sapo-zyrtarizuar, Bernard Chalande, që t’i bëjë ftesë lojtarit.

Për Edon Zhegrovën pati shfaqur interes edhe trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, teksa u fol edhe për një ftesë në miqësoren e Marsit, kundër Norvegjisë, por tashmë lojtari duket se zgjodhi tjetër drejtim.

To Top