Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E kërkoi Partizani, Besart Ibraimi zgjedh një tjetër klub shqiptar

Besart Ibraimi është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut. 35-vjeçari nga Kërçova zhvilloi gjashtë sezone fantastike me Shkëndijën e Tetovës (2015-2021), duke fituar dy tituj kampionë dhe po kaq Kupa të Maqedonisë së Veriut me kuqezinjtë, klub ku mban rekordin sa i përket golave.

Sulmuesi shqiptar, i cili ka veshur 15 herë fanellën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë e grekëve të AO Xanthi në sezonin e fundit, gjatë së cilit realizoi katër gola në 13 ndeshje. Emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm te Partizani, por Ibraimi ka vendosur të rikthehet në futbollin maqedonas.

Goleadori ka takuar dje drejtuesit e Struga Trim Lum, klubi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, dhe palët kanë rënë parimisht dakord. Zyrtarizimi i transferimit tek ekipi i ri ka ardhur nga postimi i Strugës në faqen zyrtare. Ibraimi ka provuar më parë edhe disa aventura në Gjermani, Ukrainë dhe Qipro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...