Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E kërkojnë Bayerni dhe Barcelona, Mane qetëson tifozët e Liverpoolit

Sadio Mane është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit. Sulmuesi senegalez numëron 22 gola dhe 4 asiste këtë sezon në të gjithë kompeticionet me “The Reds”.

Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që ndiqet me interes nga Bayern Munchen dhe Barcelona. Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.

30-vjeçari, i cili realizoi golin e fitores 1-2 përballë Aston Villa, ka qetësuar trajnerin gjerman dhe tifozët e Liverpoolit me deklaratën e fundit.

Jam shumë i lumtur te Liverpooli, mendoj se do të jem edhe më shumë i lumtur kur të fitojmë trofetë për të cilët po garojmë.

Po përpiqem të shijoj çdo moment këtu duke ndihmuar shokët e ekipit. Dua t’i falënderoj, pasi ata po m’i bëjnë gjërat më të thjeshta. Jam me të vërtetë shumë i lumtur tek ky ekip.

Unë nuk jam asgjë pa shokët e ekipit”, deklaroi ylli afrikan. Topi kalon në këtë mënyrë te drejtuesit e klubit anglez, të cilët duhet të nisin nga puna për të përgatitur rinovimin me Sadio Mane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...