Torino është vënë në alarm pas rikthimit të zërave për interesimin e klubeve të mëdha europiane për shërbimet e Andrea Belottit. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, sipas mediave spanjolle, është gati të paguajë klauzolën e largimit 100 milionë euro për sulmuesin italian, që po spikat në Serinë A në klubin “Granata”. Drejtuesit e Torinos janë gati të nisin bisedimet me 24-vjecarin për rinovimin e kontratës me rritje të ndjeshme të pagës, në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë nën urdhrat e Sinisa Mihajlovic. Klauzola e largimit do të mbetet e njëjtë, 100 milionë euro, pra një shifër e përshtatshme për një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.
