Alvaro Morata hedh poshtë zërat që e rikthejnë në Serinë A, ku thuhet se e kërkojnë Milani dhe Roma. Në një prononcim të fundit, sulmuesi spanjoll theksoi që nuk ka asnjë informacion për interesimin e ekipeve italiane.
Më duan Milani dhe Roma? Betohem që nuk kam dëgjuar asgjë nga këto gjëra. Kam kontratë që më lidh me Atleticon deri më 30 qershor 2024.
Lexo edhe:
- Ish-sulmuesi italian ‘provokon’ Milanin: Nuk fitojnë as ndaj të rinjve të Interit
- Zyrtare/ Bielsa rikthehet në pankinë, firmos me përfaqësuesen e njohur
- Largohet nga Tottenham në verë, Lloris drejt Arabisë Saudite
- Bono: Ndeshja me Juven, ne e duam trofeun e Europa League për shumë arsye
Menaxheri im nuk më ka thënë asgjë. Të paktën për tani. Pastaj, dihet se janë gjërat në futboll, sidomos në botën e merkatos. Nëse në verë do të krijohen situate atë favorshme për të lëvizur, si për klubin shitës dhe për atë blerës, ndoshta mund të lëviz. Por e përsëris, unë për momentin nuk di asgjë.”
Kështu shprehet Alvaro Morata në intervistën për Tuttosport.
