Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E kërkon Hellas Verona, Balotelli shok skuadre me Rrahmanin?

Fillimisht Brescia më pas Fiorentina dhe tashmë Verona. Në skenë për të ardhmen e Mario Balotellit ka dalë një tjetër skuadër e sapongjitur në Serie A. Hellas Verona interesohet për shërbimet Supermarios madje sipas Gazzetta dello Sport i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit, i cili aktualisht është një lojtar i lirë në treg pasi i përfundoi kontrata me Olympique Marseille në fund të sezonit të kaluar. Pas disa viteve në Francë dëshira e Balotellit tashmë është të kthehet në Serie A. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë që agjenti i tij Mino Raiola të arrijë një marrëveshje me Veronën pasi Supermario kërkon një kontratë të majme me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...