Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E kërkon klubi i njohur italian, De Rossi merr mendimin e Guardiolës

Daniele De Rossi është një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Palermos, që në sezonin e ri do të garojë në Serie B. Drejtuesit dhe tifozët shpresojnë që ekipi të ngjitet në elitën e futbollit italian, aty ku e ka vendin.

Gjendja ekonomike në klub është stabilizuar pas kalimit në pronësinë e City Group, që zotëron mes të tjerash edhe Manchester City. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Romës ka udhëtuar drejt Anglisë për të ndjekur nga afër taktikat e Pep Guardiolës.

Të dy kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin dhe kanë darkuar së bashku, aty ku është folur shumë për futbollin. Disa këshilla nga një prej trajnerëve më të mirë në planet janë tepër të rëndësishme për De Rossin, sidomos në fillimet e karrierës si trajner i parë.

39-vjeçari ishte pjesë e stafit teknik të Roberto Mancinit në suksesin e kombëtares italiane në Euro 2020. De Rossi është gati të nisë aventurën si trajner i parë dhe kalimi në Siçili te Palermo është një opsion që e tundon jo pak.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...