Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E kërkon Magani, Ndriçim Shtubina pranë Trepçës ‘89

Vllaznia sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në Superiore e me shumë mundësi edhe ish-kapiteni i saj Ndriçim Shtubina. Mesfushori që sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Kukësit dhe më pas të Laçit, ku u transferua në janar, ka zgjidhur marrëveshjen me skuadrën kurbinase për të nisur një aventurë të re.

Destinacioni i radhës pritet të jetë Superliga e Kosovës. Aty e pret Gugash Magani. Tekniku që kërkon të ndërtojë një skuadër të aftë për ambiciet madhore të Trepca ‘89 e konsideron 31-vjeçarin një lojtar me profilin ideal për skemat e tij, ndaj i ka bërë Shtubinës një ofertë shumë të mirë edhe në aspektin financiar.

Vetë futbollisti ndihet i joshur nga ideja për të provuar një eksperiencë të re në Kosovë, mbi të gjitha ideja për të punuar me një teknik si Magani i pëlqen së tepërmi, ashtu si dhe situata financiare që gjen atje. Palët kanë arritur në parim akordin dhe mbetet vetëm hedhja e firmave për të zyrtarizuar transferimin, një formalitet i destinuar për t’u konkretizuar brenda pak ditësh.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...