Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E kërkon Milani, Zhegrova nuk mohon asgjë!

Si 12-vjeçar, ishte zgjedhur lojtari më i mirë në kampin e organizuar në Prishtinë nga gjiganti italian, Milan. Shtatë vite më vonë, pikërisht Milan ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës belge Genk.

Skautët e klubit kuqezi e kanë ndjekur me vëmendje supertalentin e lindur më 1999-ën duke e vlerësuar me nota shumë të larta cilësitë e tij. Zyrtari i lartë i Milanit, Leonardo është duke vlerësuar nëse ylli i përfaqësueses së Kosovës mund të zbarkojë në Milanello.Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat Zhegrovën e kanë cilësuar si “Messi i Kosovës”.

Supersport ka kontaktuar talentin nga Prishtina i cili as nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar lajmin për interesimin e Milanit. Afati kalimtar i janarit mund të jetë një mundësi e artë për Zhegrovën që të largohet nga Belgjika për një kampionat më të fortë. Përveç kuqezinjëve për të ka interesim edhe nga shumë skuadra tjera europiane.

19-vjeçari i lindur në Gjermani nuk po gjen shumë hapsirë te Genk dhe largimi nga aty ndoshta do të ishte hap i rëndësishëm për karrierën e tij. Ai është pjesë e skuadrës së njohur belge që nga viti 2017 dhe në 19 paraqitje ka shënuar 2 gola.

Zhegrova nga viti 2018 është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës ku ka arritur të realizojë 2 gola në gjashtë paraqitje.Ëndrra e tij është që një ditë të jetë pjesë e Barcelonës, por do të ishte diçka e jashtëzakonshme që fillimisht të bëhej pjesë e gjigantit italian, Milan.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...