Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E kërkon Reali, Pochettino: Tottenhami, klubi më i mirë në botë

Emri i Mauricio Pochettinos ka përfunduar në listën e dëshirave të drejtuesve të Realit të Madridit, për të pasuar Zinedine Zidane-n, në stolin e skuadrës.

Gjithsesi argjentinasi shprehet se është 100% i fokusuar në drejtimin e Tottenhamit, që për të është klubi më i mirë në botë. Pak orë para sfidës me Crystal Palace-n, trajneri i ‘Spurs-ave’, sqaroi se për momentin nuk e çon ndërmend largimin nga Tottenhami, për asnjë klub në botë.

“Jam 100% i përqendruar në drejtimin e Tottenhamit dhe nuk kam ndërmend të largohem. Mund t’ju them me siguri se Tottenham është klubi më i mirë në botë, ku unë ushtroj qetësisht detyrën time dhe ndjesia e emocioni që marr këtu, më lidhin akoma më shumë me këtë ambient”, tha Pochettino, duke shuar zërat që e lidhin të ardhmen e tij me klubin madrilen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...