Dani Olmo do të vijojë karrierën në futbollin gjerman. Siç ka komunikuar klubi i Leipzigut, spanjoll ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027.
Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës kishte kontratë deri në vitin 2024 dhe Leipzigu ka bërë përpjekje të madhe për ta vendosur atë në shkallën e parë të pagave të skuadrës.
“Magjistari”, siç quhet nga tifozët Dani Olmo, ka marrë pjesë në 50 gola në 122 ndeshje zyrtare me klubin gjerman: ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 29 asistime. Këtë sezon ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 10 asistime.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
“Kur mbërrita Leipzig tre vjet më parë, ishte një hap i madh për mua si një talent i ri. Po arrija në një nga ligat më të mira në Evropë. Megjithatë, të gjithë e bënë shumë të lehtë për mua, tha spanjolli.
“RB Leipzigu është një klub fantastik në një qytet të jashtëzakonshëm me tifozë të mrekullueshëm, dhe unë jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time”.
Olmo tani synon të fitojë Kupën e Gjermanisë përballë Eintrachtit të Frankfurtit.
El Mago zaubert weiter für RB Leipzig ⚡️
Dani Olmo verlängert seinen Vertrag mit den Roten Bullen bis 2027 ✍️
Damit kann das Pokalfinale jetzt endlich kommen 🔥#WirSindLeipzig 🔴⚪️ pic.twitter.com/r2M2gGsBFF
— RB Leipzig (@RBLeipzig) June 1, 2023
