Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E kërkonte Interi, Malcom transferohet te Roma

Ndonëse prej ditësh përflitej si një përforcim i mundshëm i Interit, Braziliano Malcom ka përfunduar në një tjetër pjesë të Italisë, në kryeqytet.

Sulmuesi i Bordosë është bërë lojtari më i ri i Romës, që ka çuar në 11 numrin e futbollistëve të blerë në këtë merkato vere, pavarësisht largimeve të Nainggolan dhe Alisson.

Verdhekuqtë kanë paguar 35 milionë euro për kartonin e brazilianit, plus 2.5 të tjera në formë bonusi, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.

62.5 milionë eurot e arkëtuara menjëherë nga shitja e portierit Alisson te Liverpooli, kanë bërë që Roma të ketë buxhet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzime të rëndësishme.

E veçanta e merkatos së Monchit është se ka afruar futbollistë që janë të moshës nën 25 vjeç, duke rinovuar ndjeshëm skuadrën dhe rritur rivalitetin në ekip.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...