Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E kërkonte Milani, sulmuesi i Kombëtares transferohet në Gjermani

Lois Openda u transferua verën e kaluar nga Club Brugge te Lens në Ligue 1. Sulmuesi belg shkëlqeu në sezonin e parë në kampionatin francez. Duke ndihmuar Lensin me 21 golat e tij për t’u shpallur nënkampion dhe për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Openda ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura, mes tyre edhe të Milanit. Por, kuqezinjtë italianë duhet të shohin për një tjetër sulmues, pasi Openda do të vazhdojë karrierën në Bundesliga.

Bild raporton se agjenti i tij ka arritur akordin me drejtuesit e Leipzigut, klub që fitoi Kupën e Gjermanisë dhe siguroi kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm nga kampionati.

Te Leipzigu e shohin lojtarin belg (8 ndeshje dhe 2 gola me Kombëtaren) si zëvendësuesin perfekt të Nkunku, i cili do të transferohet në Premier League te Chelsea.

Marrëveshja me sulmuesin është gjendur. Leipzigu duhet të bindë Lensin tani, që kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin më të mirë të skuadrës.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...