Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

E kishte fiksim që tek Interi/ Gati 30 mln €, Conte i dashuruar pas “luftëtarit” maroken

Maroku po zhvillon një Botëror fantastik deri tani. “Luanët e Atlasit” fituan grupin F duke eliminuar Belgjikën, ndërkohë që kaluan Spanjën në raundin e 1/8-ve dhe siguruan për herë të parë në histori çerekfinalet e një Kupe Bote.

Kombëtarja afrikane i ka mbyllur pa pësuar gol duelet ndaj Kroacisë, Belgjikës dhe Spanjën. Të njëjtën gjë synon edhe në duelin e zjarrtë të së dielës ndaj Portugalisë. Një nga lojtarët më të dalluar në ekipin e Walid Regragui është Sofyan Amrabat.

“Qëndrova pa gjumë”, sakrifica e “luftëtarit” maroken: Luajta me injeksione!

Mesfushori me tipare mbrojtëse, është pjesë e Fiorentinës në Serie A, por karriera e tij pritet të vijojë në Premier League. Antonio Conte e cilëson 26-vjeçarin e lindur në Holandë si përforcimin perfekt për Tottenhamin e tij.

Trajneri italian ka një simpati të kahershme për “luftëtarin” e Marokut, të cilin e donte në skuadër që kur drejtonte Interin. Shtypi britanik shkruan se Tottenham është gati të paguajë 30 milionë euro te Fiorentina për kartonin e Amrabat.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...