Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“E konfirmoj, është skarco! Çfarë eurogoli thoni, Richarlison s’e stopoi dot topin”

Richarlison shkëlqeu në ndeshjen e parë të Botërorit. Sulmuesi i Tottenhamit shënoi dy golat e fitores së Brazilit ndaj Serbisë. I dyti ishte fantastik dhe deri në këtë fazë të turneut është goli më i bukur. 25-vjeçari tundi rrjetën serbe nëpërmjet një veprimi akrobatik.

Ndërkohë që Richarlison po përballet me elozhe të shumta, Antonio Cassano vazhdon ta cilësojë si një gabim grumbullimin e tij nga trajneri Tite në vend të Roberto Firminhos. Në deklaratën për Bobo TV, ish-talenti italian analizoi në stilin e tij kryeveprën e sulmuesit brazilian.

 

Brazili ka 25 futbollistë të mrekullueshëm, por atyre u mungon vetëm një gjë. Unë jam një person që nuk i mohoj ato që them, kështu që vazhdoj ta konfirmoj mendimin tim: Richarlison është një lojtar skarco.

Akrobacia e golit të dytë? E vërteta është se ai nuk e stopoi topin siç duhej, akrobacia i doli kot. Leje pastaj goli i parë, ai e realizoi me portën bosh. Richarlison nuk ka lidhje fare me sulmuesit e tjerë të Brazilit”, theksoi Cassano.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...