Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E konfirmon Boris Johnson, Premier League pa tifozë deri më 1 tetor!

Pritej fillimisht që tifozët në Angli të riktheheshin në stadiume në një numër të reduktuar që me rastin e Superkupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Liverpoolit të zhvilluar në fund të gushtit, por për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus kjo gjë nuk ndodhi dhe duke iu referuar fjalëve të thëna sëfundmi nga kryeministri anglez Boris Johnson, tifozët nuk do të kthehen në stadiume as në 3 javët e para të Premier League, pasi të paktën deri në 1 tetor nuk do të ketë fansa në impiante as në numër të reduktuar.

Në një konferencë për shtyp ku ai publikoi masat e reja anti-COVID në vend, si pasojë e rritjes përsëri të numrit të infektimeve, Johnson konfirmoi se ky nuk ishte refuzim përfundimtar, por thjesht rishikim i situatës në varësi të ecurisë së përhapjes së infeksionit . “Kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë plotesisht nga programi, por duhet ta rishikojmë dhe ta modifikojmë atë”, tha Johnson para mediave.

Sipas përllogaritjes së zyrtarëve të Premier Leagues, nëse do të regjistorhet një tjetër kampionat pa tifozë, ajo do të humbasë rreth 700 milionë paund të ardhura direkte vetëm prej tyre, ndërsa kjo do të ndjehej më pas edhe në uljen e kontratave të të drejtave televizive, pasi futbolli nuk ishte edhe aq tërheqës në ambiente të boshatisura.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...