Atletico Madrid prej muajsh ishte vënë në ndjekje të Çaglar Soyuncu, lojtarit që prej vitit 2018 aktivizohet në Premier League me fanellën e Leicester. Turku është një nga elementët më të spikatur në radhët e “Dhelprave” dhe trajneri Diego Simeone kishte urdhëruar transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll. Diçka që sipas të gjitha gjasave është mbyllur dhe konfirmimi vjen nga ana e ish-menaxherit të Soyuncu, Mustafa Dogru i cili thekson se palët kanë një akord, madje sipas tij 26-vjeçari ka firmosur një kontratë katërvjeçare me “Los Rojiblancos” duke qenë edhe se kontrata me anglezët mbyllet në muajin qershor.
“Kam punuar prej shumë kohësh me Soyuncu, kemi ende një marrëdhënie korrekte. Në dijeninë time ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare me Atletico Madrid. Leicester kërkoi t’i rinovonte kontratën, por Soyuncu refuzoi dhe për këtë arsye në ndeshjet e fundit ai është ulur në stol. Soyuncu ka arritur edhe akordin financiar me Atleticon, kërkon me çdo kusht një skuadër që luan në Premier League dhe spanjollët e përmbushin këtë kriter.
Lexo edhe:
- Gjithçka arrihet falë shpirtit të garës, harmonisë dhe dedikimit/ Newcastle, realiteti i ri i futbollit anglez
- Shfaqje e banderolave homofobike, Disiplina dënon Tiranën dhe Osmanin. E pëson edhe Partizani
- “Mos e shihni në fushë, De Bruyne po kalon një moment të keq”, Henry habit me deklaratën për belgun
- Ish-futbollisti i Skënderbeut “var këpucët në gozhdë”: Ka qenë një udhëtim i bukur
Te Atletico e donin lojtarin që në muajin janar, por nuk gjetën marrëveshje me Leicesterin. Unë nuk kam asnjë dyshim, Soyuncu do të shkëlqejë në LaLiga, pasi i përshtatet shumë mirë edhe stilit të lojës që ndjek Diego Simeone. Luan mirë me të dyja këmbët dhe nuk gabon me topin në zotërim, janë cilësi që e kompletojnë një mbrojtës në futbollin e sotshëm”, u shpreh ish-menaxheri i Soyuncu.
