Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E konfirmon presidenti Hasanbelliu, Sebino Plaku firmos me Teutën

Ndërkohë që vëmendja është në Shkodër për ndeshjen mes Vllaznisë e Teutës, klubi durrsak ka bërë një goditje në merkato, pasi ka nënshkruar me sulmuesin e mirënjohur shqiptar, Sebino Plaku.

Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, i cili tha se është mbyllur gjithçka dhe se sulmuesi do të vihet nën urdhrat e trajnerit Martini që nesër.

Tashmë 35-vjeçar, Plaku do të jetë një vlerë e shtuar për klubin durrsak, që është përforcuar vërtetë shumë dhe ka shfaqur hapur pretendimet për të fituar titullin kampion, por që në 12 javët e para ka vuajtur shënimin e golave.

Sebino Plaku ka një eksperiencë shumë të madhe në Shqipëri, pasi ka veshur fanellat e skuadrave si Partizani, Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Laçi, Apolonia, Kamza, Kukësi dhe së fundi Kastrioti, pasi deri në fund të dhjetorit ishte pjesë e krutanëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...