Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E konfirmon vetë Doka: Sezonin e ardhshëm luaj në Kroaci

Tirana do të humbë në përfundim të sezonit një nga “xhevahirët” e saj, mbrojtësin Albi Doka. I ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, me rastin e ditëlindjes së tij të 23-të, talenti bardheblu konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm.

“Mund ta zbuloj këtu, për herë të parë. Do t’i bashkohem skuadrës së Goricës në Kroaci. Kaq mund të zbuloj, jo më shumë.”

Një lajm shumë i mirë për futbollistin, që do ta ketë me të lehtë për të qenë në vitrinë e për të hedhur të tjerë hapa të rëndësishëm në karrierë, por aspak për Tiranën, që nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, pasi Doka largohet si lojtar i lirë. Nuk do të përfitojë as për formimin e futbollistit, pasi në bazë të rregullores, kjo ndodh kur lojtari nuk i ka mbushur 23 vjeç.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...