Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E konfirmuar, Luka Jovic është i Realit të Madridit!

Tashmë nuk ekziston më asnjë dyshim. Luka Jovic sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit. Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit merengues kanë arritur akordin me Eintracht Frankfurt dhe 21-vjeçari serb do të jetë goditja e parë e Los Blancos në merkato. Edhe pse ka në gjirin e tij një lojtar si Karim Benzema që në këtë sezon ka shënuar në vazhdimësi, Reali përforcohet kështu me një tjetër qëndërsulmues me Pogba që nuk e ka më të sigurtë vendin në formacionin e skuadrës madrilene. Jovic pritet të firmosë për 5 vite me Realin me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që kartoni i tij pritet t’i kushtojë plot 60 milionë euro presidentit Florentino Perez, 12 mln prej të cilave pritet të përfundojnë në arkën e Benficas që zotëron ende 20% të kartonit të futbollistit. Në këtë sezon serbi i talentuar ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...