Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E konfirmuar, Musolli lë Kukësin për Gjilanin!

Pas 8 vitesh me Kukësin, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit në krah, Besar Musolli do të largohet nga verilindorët. Burime të Supersport Kosova kanë zbuluar edhe destinacionin e ri të mesfushorit. Musolli menjhëerë pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Europa League do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës për t’u vendosur në dispozicion të Gentjan Mezanit te Gjilani. Do të jenë pikërisht “skifterat” skuadra e re e 31-vjeçarit. Objektivat e Gjilanit në sezonin e ri janë të qartë do synohet titulli kampion, pas vendit të dytë të sezonit të kaluar dhe për ta bërë këtë, Mezani ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe si Musolli në skuadrën e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...