Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E krahasojnë me Mahrez, Chelsea ofron 45 mln € për talentin e Premier League

Chelsea vazhdon të kërkojë lojtarë. “Blutë e Londrës” janë ndër klubet më aktive në merkato, teksa objektivi i radhës i presidencës është Michael Olise, 21-vjeçari i Crystal Palace.

Sulmuesi i djathtë, është një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës së Roy Hodgson. Teksa është pjesë e Francës U21. Në sezonin e fundit në Premier League, Olise zhvilloi 37 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Lexo edhe:

Drejtuesit e Chelsea kanë nisur bisedimet zyrtare me homologët e Crystal Palace. Dhe oferta e parë është 45 milionë euro.

Gjithsesi, tratativat do të zgjatin, pasi drejtuesit e Palace duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja e talentit të sulmit.

Pavarësisht se Pochettino ka në kontingjentin e skuadrës shumë sulmues dhe “winger”, Chelsea vijon të insistojë për të tjera përforcime në ofensivë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...