Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E kryer/ 70 milionë £ për një mbrojtës, Chelsea gëzon trajnerin Tuchel

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja sa i takon telenovelës që lidhet me të ardhmen e Wesley Fofana. Më në fund rezistenca e Leicester City kundrejt mbrojtësit është thyer përballë një super oferte të paraqitur së fundmi nga Chelsea, që kërkon prej kohësh me ngulm shërbimet e qendërmbrojtësit francez.

Sipas raportimeve të medieve, klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe 21-vjeçari pritet t’i bashkohet organikës së Thomas Tuchel. Marrëveshja për kalimin e futbollistit në “Stamford Bridge” është arritur për shifrën 70 milionë paund plus bonuse.

Fofana, i cili është pjesë e Francës U21, bëhet kështu afrimi i shtatë te “Blutë e Londrës”, pasi më parë janë afruar lojtarë si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling, Marc Cucurella, Carney Chukwuemeka, Cesare Casadei dhe Gaga Slonina.

Lojtari kërkonte me çdo kusht transferimin te Chelsea, dëshirë që i është plotësuar më në fund. Fofano do të firmosë një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez, ndërkohë që zyrtarizimi do e kthente në mbrojtësin e tretë më të shtrenjtë në histori pas Harry Maguire dhe Virgil Van Dijk.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...