Barcelona ka finalizuar goditjen e tretë në merkaton e verës. Pas afrimeve me parametra zero të Andreas Christensen nga Chelsea dhe Frank Kessie nga Milani, klubi katalanas ka përforcuar edhe krahët e sulmit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i La Liga-s ka njoftuar blerjen e Raphinha nga Leeds United, për të cilin raportohet se akordi final është arritur për shumën e 71 milionë eurove.
25-vjeçari luan si sulmues i djathtë dhe në dy sezonet e fundit ishte një ndër lojtarët më të dalluar të Leeds United në Premier League, ndërkohë që ka numëron 9 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Brazilit.
11 gola dhe 3 asiste ishin shifrat e Raphinhas me Leeds United në sezonin e fundit. Lojtari latin pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me Barcelonën.
Ndërkohë, presidenti Joan Laporta konfirmon edhe marrëveshjen e rinovimit me Ousmane Dembele: “Po, këtë javë ne do të firmosim me Dembele dhe do të prezantojmë Raphinhan“, deklaroi kreu i klubit iberik.
Francezi do të zgjasë bashkëpunimin me Barcelonën edhe për dy vite të tjera, ndërkohë që sulmuesi brazilian do të nënshkruajë me klubin e ri deri në verën e vitit 2027.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
