Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E kryer/ Arrihet marrëveshja, futbollisti i kombëtares kontratë bombastike me Tiranën

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore. Ashtu siç SuperSport raportoi pak ditë më parë, 26-vjeçari do të jetë pjesë e kampionëve të Tiranës duke nisur nga ky muaj. Burime të sigurta bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes mes klubit bardheblu dhe futbollistit të lindur në Elbasan.

Abazaj do të firmosë për një vit e gjysmë me Tiranën. SuperSport mëson se sulmuesi anësor pritet që të përfitojë 150 mijë euro gjatë aventurës së tij me kampionët e Shqipërisë! 26-vjeçari u largua pak ditë më parë nga Istanbulspor, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk.

Sulmuesi u transferua në edicionon 2018-2019 në Belgjikë te Anderlecht, ndërsa ka patur një eksperiencë dhe tek ekipi i Osijek në Kroaci, para kalimit te Istanbulspor (shtator 2020). Abazaj ka qenë pjesë e Elbasanit, Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore, ndërsa tani zgjedh kampionët në fuqi për t’i ndihmuar për të ruajtur fronin.

Tirana është mjaft aktive në merkato, teksa ka zyrtarizuar edhe afrimin e Regi Lushkjes. Ndërkohë është larguar Sherif Kallaku nga skuadra e Orges Shehit. Kristal Abazaj pritet të zëvendësojë Redon Xhixhën, i cili do të vijojë karrierën e tij në Azerbajxhan te Qarabag.

Kampionët kanë grumbulluar 31 pikë pas 17 ndeshjesh, duke u renditur në vendin e parë me objektivin për të fituar titullin kampion për të dytën herë radhazi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...