Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E kryer/ Arsenali arkëton 25 mln €, Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

Akordi është arritur: Granit Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkusen. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, i dha fund aventurës 7-vjeçare me Arsenalin.

Duke u rikthyer në Bundesliga, kampionat ku më parë ka luajtur me M’Gladbach. “Aspirinat” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin për shumën 25 milionë euro.

Ndërkohë që mesfushori me origjinë shqiptare, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bayer Leverkusen.

Lexo edhe:

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën gjermane, që “blindon” mesin e fushës me një lojtar plot kualitet dhe me eksperiencë të madhe mbi supe.

Xhaka ka dalë nga akademia e Baselit. Më pas erdhën eksperiencat te M’Gladbach dhe Arsenal. Ndërkohë që deri në vitin 2028 do të mbajë veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit dhe prezantimi i Granit Xhakës përpara tifozëve të rinj.

Gjatë aventurës me Arsenalin, 30-vjeçari regjistroi 297 ndeshje, shënoi 23 gola dhe dhuroi 29 asiste. Në Londër ai fitoi katër trofe: dy herë FA Cup dhe po kaq herë Superkupën e Anglisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....