Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E kryer/ Barcelona bind kapitenin e Chelsea të rikthehet në La Liga

Cesar Azpilicueta do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës. Kapiteni i Chelsea ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor do të largohet me parametra zero.

Katalanasja Sport.es raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë arritur një para akord me agjentin e mbrojtësit të djathtë, i cili luan me “Blutë e Londrës” prej vitit 2012.

Trajneri Xavi ka nevojë për eksperiencë tek ekipi katalanas, dhe ishte ai që po insiston për afrimin e Azpilicuetës. 32-vjeçari nga Pamplona (36 ndeshje dhe 1 gol me Spanjën) mund të mbulojë çdo pozicion në repartin e mbrojtjes.

Lojtari ka kaluar 12 vitet e fundit mes Marseille dhe Chelsea, dhe në verë do të rikthehet në La Liga, aty ku është aktivizuar me Osasunën në vitet 2007-2010.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...