Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E kryer, Barcelona “blindon” krahun e djathtë me një 21-vjeçar

Barcelona ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me një meksikan. Klubi katalanas ka siguruar shërbimet e Julian Araujos.

21-vjeçari vjen nga amerikanët e Los Angeles Galaxy për shumën e 4 milionë eurove.

Araujo do të mbërrijë ditën e enjte në Barcelonë. Pas testeve mjekësore, ai do të firmosë deri në vitin 2026.

Anësori i djathtë ka lindur në California dhe në dhjetorin e vitit 2020 debutoi me kombëtaren e SHBA.

Më pas ndërroi mendje dhe zgjodhi të përfaqësonte Meksikën, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.

Skuadra e Xavit rikthehet në fushë të enjten në “Camp Nou” përballë Manchester United.

Finalja e parakohshme e Europa League (raundi i 1/16-ve) do të transmetohet në SuperSport 2 (e enjte, 18:45).

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....