Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E kryer, Bruno Telushi firmos me Kukësin, niset për Tropojë

Nga ushtar i Partizanit, në ushtar i Kukësit. Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i klubit verilindor, lëvizje e cila përflitej prej ditësh. Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur këtë të mërkurë me skuadrën nënkampione të Shqipërisë kontratë dyvjeçare.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e Skënder Gegës.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar drejt Tropojës, ku i është bashkuar ekipit në përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias.

“Jam ushtar i besës dhe nuk e lëshoj luftën”, një prezantim orgjinal i një futbollisti energjik, që ofron muskuj dhe autoritet në repartin e ndërmjetëm. Presidenti Safet Gjici mbajti premtimin që kishte dhënë, se do t’i bëntë një dhuratë “të shtrenjtë” trajnerit Gega.

Është “dhurata” që priste tekniku që shpalli kampion Partizanit e sigurisht jo e fundit, sepse organika e Kukësit ka ende nevojë të plotësohet me elementë cilësore, pas “hemorragjisë” së fundsezonit, ku për arsye të ndryshme u larguan emra të rëndësishëm si Abazaj, Shkurtaj apo Krasniqi.

Vetëm pak ditë më parë, Telushi nëpërmjet një letre publike shpalli divorcin me Partizanin, duke ua hedhur “fajin” drejtuesve të kuq që nuk i propozuar një kontratë të re. Në këto kushte, ishte i detyruar të largohej nga klubi ku fitoi titullin e parë kampion në karrierë, i bindur se një sukses të tillë do ta korrë edhe te Kukësi.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/347952619570415/?t=4

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2303616333117034/?type=3&theater

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...