Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E kryer, Massimiliano Allegri trajner i Juventusit

Massimiliano Allegri zgjedh Juventusin. Trajneri nga Livorno kthehet tek skuadra nga e cila u largua dy vite më parë. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe 53-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje kanë përcaktuar detajet e fundit të një kontrate që do të jetë tre ose katëvjeçare. Andrea Pirlo shkarkohet pas vetëm një sezoni, duke u ngushëlluar me suksesin në Kupën e Italisë dhe sigurimin e pjesëmarrjes në Champions falë gafës së Napolit përballë Veronës. Si Interi, që u përpoq deri në momentin e fundit duke luajtur kartën “Marotta” për të bindur Allegrin, dhe Reali i Madridit, që shkarkuan Zidane, duhet të gjejnë alternativa të tjera për stolin. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi marrëveshjes nga klubi bardhezi, që sot organizon mbledhjen e aksionarëve. Allegri duhet të nisë që tani planifikimin e merkatos.

Presidenti Andrea Agnelli vendos ta rinisë nga arkitekti i 5 titujve radhazi të Serisë A dhe 2 finaleve të Ligës së Kampionëve, fatkeqësisht të humbura. Marrëdhënia mes të dyve është e shkëlqyeshme dhe ka mbetur e tillë pavarësisht divorcit në vitin 2019. Nëse numri 1 i Juventusit po synon zgjidhjen më të sigurt të mundshme, trajneri nga Livorno dëshiron të jetë përsëri protagonist pas dy sezonesh si spektator. Max është i intriguar nga projekti dhe gjithashtu ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Cherubini, pasardhësi i Paraticit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...