Merkato

E kryer, mbrojtësi gjerman, i Realit, kalon vizitat mjekësore

Mbyllet marrëveshja që e bën Antonio Rudigerin futbollist të Realit të Madridit. Futbollisti i Kombëtares gjermane mësohet se ka kaluar vizitat mjekësore e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Në fakt, kjo e martë ka rezultuar me lajmë shumë të rëndësishme, pasi Manchester City zyrtarizoi Haalandin, ndërsa Borussia e Dormundit pasuesin e norvegjezit, sulmuesin e Salzburgut, Karim Adeyemi.

Ish-mbrojtësi i Romës do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, pra deri në verën e vitit 2026. Paga që lojtari do të marrë në kryeqytetin spanjoll do të jetë afërsisht 6.8 milionë euro në sezon pa përfshirë bonuset. Përveç kësaj, ai dhe menaxheri i tij (vëllai e tij, Sahr Senesie) do të ndajnë një bonus rreth 35 milionë euro për firmën.

Pas pesë sezoneve me Chelsea-n, skuadër me të cilën fitoi Championsin dhe Europa League-, Superkupën e Europës, një Botëror Klubesh dhe një Carabao Cup, mbrojtësi i lindur në vitin 1993 i thotë lamtumirë Premier League-ë dhe përgatitet për të nisur fazën tjetër të karrierës së tij në klubin mbretëror.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency