Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E kryer/ Milani firmos me talentin belg!

Pas 3 largimeve, Milani bën edhe një afrim. Pasi mbylli me sukses shitjet e Ricardo Rodriguez te PSV Eindhoven, Susos te Sevilla dhe Piatek te Hertha e Berlinit, klubi kuqezi ka arritur akordin me Anderlecht për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar belg Alexis Saelemaekers. 20-vjeçari do të transferohet te kuqezinjtë në formë huazimi për 3,5 milionë euro, me detyrim blerjeje për 3,5 milionë euro të tjera plus bonuset. Vlera totale e këtij transferimi shkon në 8 milionë euro për Milanin dhe pasi të zgjidhen edhe detajet e fundit, do të jetë momenti i firmave dhe i prezantimit zyrtar të Saelemaekers i cili si pozicion të preferuar ka atë të pozicionit të djathtë dhe është profili i përzgjedhur nga drejtuesit e Milanit për të zëvendësuar spanjollin Suso.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...