Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E bujshme/ Myrto Uzuni bën hapin e madh, transferohet në La Liga

Lajm befasues nga Hungaria për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në limitet e merkatos së janarit i bashkohet Granadas në LaLiga. Gjithçka konfirmohet nga mediet hungareze, të cilat sigurojnë se 26-vjeçari do të ndryshojë kampionat, duke u bërë pjesë e një prej ligave më të forta në Europë.

Është pikërisht kjo arsyeja që Uzuni nuk është grumbulluar për ndeshjen e kësaj të diele të Ferencvarosit kundër Ujpestit.

Mësohet se marrëveshja mes dy klubeve është totale dhe pritet thjesht zyrtarizimi i sulmuesit kuqezi në klubin spanjoll. Mediet hungareze shkruajnë se do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta nga Liga e Parë e Hungarisë. Ferencvarosi mendohet se do të përfitojë 3.5 milionë euro, ndërsa futbollisti shqiptar do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Për një sezon e gjysmë në radhët e Ferencvarosit, Uzuni është aktivizuar në total në kampionat në 35 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. Këtyre statistikave u shtohen edhe 17 finalizime në Kupën e Hungarisë dhe në kupat e Evropës, Champions dhe Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...